Gjatë një interviste për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, psikologia Loreta Caka ka folur më shumë lidhur me dashurinë, obsesionin apo tradhtinë…
Pjesë nga intervista:
Pse njerëzit nuk largohen nga shkaktarët e vuajtjeve?
Sepse krijojnë varësi emocionale. Ne varemi emocionalisht nga një person. Varësia emocionale mbetet, kur ti del nga një marrëdhënie, ke disa gjëra që ty të ngelen. Dhe një ndër to është varësia emocionale. Ka shumë njerëz që kanë vetëbesim të ulët, ka shumë njerëz që janë të varur nga partneri në disa aspekte. Dhe kur ti del nga një marrëdhënie, ti je i varur nga shumë gjëra. Dhe kur ndodh të njohësh një person tjetër, këtë varësinë që ti e ke krijuar nga ai partner, kërkon ta gjesh tek partneri tjetër. Pra kërkon të njëjtat atribute që ai ka pasur, tek partneri tjetër. Ne jemi të prirur që nëse kalojmë një dramë romantike dhe përfundon si gjë, ne jemi të prirur dhe të predispozuar të kërkojmë tek partneri që do gjejmë, po të njëjtin person, të njëjtat karakteristika. Obsesioni është i keq.
Si mund të dalin nga kjo situatë?
Të punojnë me veten. Kjo nuk arrihet duke e bërë vetëm në shtëpi, sepse është diçka e madhe që po kalon, është diçka që ty të prek dhe të lëndon emocionet e tua, të lëndon psikikën tënde dhe është e vështirë për të besuar tek dikush sepse ti vazhdon dhe kërkon po të njëjtin person. Ajo varësia emocionale është shumë e vështirë për ta kaluar. Duhet të bëjnë disa seanca me psikologë. Nuk është fundi i botës që të shkosh dhe të flashësh, të marrësh instruksionet e duhura për të dalë nga kjo situatë, të punosh me veten dhe të fillosh të kuptosh që personi më i rëndësishëm që ti duhet të duash, është vetja jote.



