Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Amadea Stefa ka folur më shumë për energjinë, botën dhe jo vetëm.

Pjesë nga intervista:

A beson që ka qenie të tjera më të fuqishme se ne, siç janë alienët?

Alienët ose jashtëtokësorët, mendoj se ekzistojnë me miliarda e me miliarda vite në Tokën mëmë. Dhe ne jemi raca të krijuara të ndryshme. Pse jemi raca të ndryshme? Sepse vijmë nga jashtëtokësorë, nga planete të ndryshme krijimi. Për shembull, thonë që raca Venus ka racën me sy bojë qielli. Personat që kanë sytë bojë qielli dhe pak jeshil, vijnë nga raca e Venusit. Dhe disa raca të tjera, Marsi dhe Jupiteri, kanë racën e zezë afrikane dhe racën e verdhë. Ne (shqiptarët) vijmë nga një planet komplet tjetër që nuk ekziston në këtë solarin tonë, është në një galaksi tjetër, dhe jemi një racë që quhet Iliricum, kot nuk e kemi fjalën Ilir dhe gjuhën tonë që e kemi unike, sepse vjen nga një ndër këto shtatë raca që janë krijuar nga planetet e tjera. Ne i themi planete të thera jashtëtokësore, janë jashtëtokësore dhe ekzistojnë. Ne kemi genet dhe ADN-në e tyre, duam apo nuk duam. Prandaj kemi dhe shumë gjëra të ndryshme, inteligjencën. Po të shikosh kinezët janë ndryshe nga ne, kanë një inteligjencë komplet ndryshe nga raca jonë shqiptare apo europiane. Në shumë gjëra dallohet ndryshimi, gjuha, fytyra, sytë, trupi, dikush e ka trupin e madh, dikush të vogël.  Dhe plus kësaj, jashtëtokësorët bashkëpunojnë me shtetet, bashkëpunojnë me politikën. Dhe të gjithë të mëdhenjtë e dinë këtë gjë por nuk e tregojnë publikisht, sepse kanë atë frikën se çfarë do të thotë populli.