Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka kurorëzuar dashurinë me aktorin britanik Callum Turner në një ceremoni private të mbajtur javën e kaluar, por që rrëmbeu vemendjen e të gjithëve. Në këtë dasmë nuk mund të mungonte dhe muzika shqiptare e cila u përfaqësua nga këngëtari i njohur shqiptar Besnik Qaka, i cili ishte i angazhuar për të performuar para të ftuarve.
Gjatë një interviste për mediat, artisti tregoi detaje nga dasma e vitit, duke zbuluar se repertori i tij përfshinte kryesisht këngë personale dhe hite në gjuhën shqipe, të cilat krijuan atmosferë festive gjatë mbrëmjes. Sipas tij, edhe të ftuarit e huaj u impresionuan nga ritmet dhe energjia e muzikës shqiptare.
“Unë kryesisht kam kënduar këngë të miat dhe këngë në shqip që kanë vallëzuar domethënë atë muzikën time që e bëjë unë zakonisht kështu. Faktikisht edhe të huajt që kanë qenë aty janë mahnitur me muzikën shqip”, tha Qaka. Lideri i NRG Band zbuloi gjithashtu se ftesa për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje i kishte ardhur nga Dukagjin Lipa, babai i artistes së famshme.



