Këngëtarja e famshme, Nicole Scherzinger, është fejuar. Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë ajo, teksa ka ndarë me 5.8 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” disa foto nga ky moment i veçantë.

Nicole i tha “PO” partnerit të saj, Thom Evans, me të cilin është në një lidhje dashurie prej disa vitesh.

“Unë thashë po”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur me fotot e bukura që menjëherë u pëlqyen nga fansat.

Çifti ishte duke pushuar në Hawaii kur Evans u ul në gjunj. Është një vend i veçantë për këngëtaren sepse ajo ka lindur në Hawaii. Ata kanë qenë në ishull për disa kohë dhe Nicole festoi ditëlindjen e saj të 45-të në West O’ahu javën e kaluar.