Një futbolliste nga Meksika ka vendosur që të bëhet pjesë e “OnlyFans” pasi kishte kërkesa të shumta nga tifozët që të bëhej pjesë e faqes për të rritur.

Ajo është 23-vjeçarja Nikkole Taje, e cila ka luajtur për Necaxa në Ligën e Femrave MX.

“Marca” shkruan se skuadra e saj është e fundit dhe u klasifikua në kampionat (Clausura) me zero pikë, me vetëm dy gola të shënuar dhe 19 të pësuar.

Për këtë arsye, kjo rrugë e re ekonomike mund të funksionojë më mirë për të. Por jo vetëm kaq pasi ajo siguron se e ka të sigurt audiencën, pasi fansat ishin ata që ia dhanë idenë.

“Sepse ma kërkoi publiku”, shkroi ajo në “Instagram”-in e saj ditën kur hapi llogarinë në platformën me përmbajtje për të rritur.

Çmimi i një abonimi në llogarinë e saj “OnlyFans” është 17,50 dollarë, plus taksa. Ajo tashmë është bërë mjaft e famshme, duke kaluar 358 mijë ndjekës në “Instagram”.

Ndërkohë “Marca” shkruan se Nikkole Teja ka lindur në Uashington më 9 dhjetor 1999, duke luajtur si mesfushore gjithë karrierën e saj. Fillimisht ka luajtur për Seattle, përpara se të transferohej te Necaxa, por rezultatet e dobëta e bënë atë të ndërpresë kontratën në janar të këtij viti. Aktualisht është pa ekip.