Koncerti i fundit i këngëtares së famshme, Ellie Goulding “Victorious “ i mbajtur së fundmi në Portsmouth mund t’i ketë shkaktuar pasoja fatale artistes.
Teksa po performonte në skenë hitin e saj “Miracle”, ajo është goditur në fytyrë nga fansat me një fishekzjarr.
Në videon që po bën xhiron e rrjetit duket qartë Goulding duke bërtitur “f**k” sapo flaka i përfshiu fytyrën.
Direkt pas incidentit këngëtarja kapi sërish mikrofonin duke performuar sikur mos të kishte ndodhur asgjë.
Megjithatë nuk dihet nëse Goulding është në një gjendje të mirë shëndetësore, apo ka pësuar ndonjë djegie në fytyrë.
Nga ana tjetër akoma nuk është bërë i ditur identiteti i personit që sulmoi këngëtaren.