
Kohë jo të mira për këngëtaren e njohur, Adelina Tahirin!
Hajdutët e kanë pasur në fokus këngëtaren, të cilës i kanë marrë sende me vlerë në banesën që ajo ka në Selanik.
Burime për “Prive” kanë thënë se aty Adelina po kalonte pushimet me djalin dhe me motrën, por mesa duket muaji gusht nuk u mbyll mirë për të për shkak të kësaj ngjarje.
Ajo nuk e ka bërë publike ngjarjen që i ndodhi e se çfarë i morën personat që e grabitën.
Nga ana tjetër, autorët e kësaj plaçkitje ende nuk janë kapur nga policia.













