Vajza e supermodeles ikonike Kate Moss, Lila Moss, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale pas publikimit të fotosesionit të saj më të fundit. Ajo shfaqet në një stil mjaft të guximshëm dhe artistik.

23-vjeçarja, e cila po ndërton me shpejtësi karrierën e saj në botën e modës, ka pozuar për një set fotografik bardh e zi të realizuar nga fotografët e njohur Luigi dhe Iango.

Në disa prej imazheve, ajo shfaqet me elemente transparente dhe një stil minimalist, ndërsa në të tjera shfaq një paraqitje më dramatike me pallto leopard dhe poza të forta para kamerës.

Fotografitë u publikuan nga vetë Lila në “Instagram” dhe krahas tyre shkroi:

“Duke luajtuar me @luigiandiango për @the.doublevision”, por reagimi i ndjekësve ishte i menjëhershëm dhe shumë i zhurmshëm. Komentet varionin nga “mahnitëse” deri te “kopje perfekte e nënës së saj”.

Rrugëtimi i Lila Moss në industrinë e modës duket se po ecën paralelisht me trashëgiminë e fuqishme të së ëmës, Kate Moss, një nga figurat më të mëdha të modës botërore. Dyshja shpesh janë komentuar për ngjashmërinë e tyre dhe lidhjen e fortë nënë–bijë, e cila është reflektuar edhe në paraqitjet publike.

Mes suksesit në rritje dhe vëmendjes së vazhdueshme mediatike, Lila Moss po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga emrat më premtues të gjeneratës së re në modeling.