Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj u angazhua menjëherë në projekte televizive. Ai është pjesë e jurisë profesioniste të emisionit “She’s on Top” në Top Channel.

Kristi gjithashtu është shumë aktiv edhe në rrjetet e sociale, një mënyrë kjo për të qëndruar sa më pranë fansave të tij. Madje një ditë më parë, ai ka vendosur që të bëjë një bisedë virtuale me ta.

Ndjekësit kanë qenë shumë kuriozë për Kristin, duke i bërë pyetje si nga jeta private ashtu edhe profesionale.

Dikush e ka pyetur ish-banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ‘se ku e shikon veten pas 10 vitesh?”.

E Aliaj i ka habitur të gjithë me përgjigjen pasi ka thënë: “Kryeministër”.