Një grua shtatzënë ka lindur në vagonin e një treni të shpejtë, i cili u nis nga Roma për në Torino. Një punonjëse e kujdesit shëndetësor kontaktoi një mike obstetër. Profesionistja me anë të video-telefonatës ka dhënë indikacione për lindjen. Në stacionin e Arquata Scrivia, treni ndaloi dhe vagoni u shndërrua kështu në një dhomë lindjeje. Fëmija ka lindur rreth orës 12:00 të hënën.

E gjitha filloi sapo treni kaloi Genova-n, kur gruaja filloi të kishte kontraktime të forta. Mjekja obsestër Daniela Sanfilippo tha se:

Gjëja e parë që mendova, kur iu përgjigja telefonatës, ishte se ishte një shaka. 
Një 86-vjeçare në tren hapi valixhen e saj dhe i dha peshqirë të pastër të hekurosur. Nëna e re me kombësi të huaj, u transportua në spitalin San Giacomo në Novi Ligure së bashku me vajzën e sapolindur, ndërsa treni mbërriti në Torino gjysmë ore pas kohës së planifikuar. Foshnja e ardhur në jetë u mirëprit nga të gjithë udhëtarët e pranishëm.