Ish-banori i “Big Brother 2”, Elton Tozaj, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up”. Ai komentoi rreth ngjarjeve të ndodhura së fundmi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Tozaj u shpreh se deri më tani përzgjedhja e finalistëve ka qenë brenda pritshmërive. Gjithashtu ai shtoi se sipas tij, Egli, Gjestidhe Gerta kanë çeduar.

I pyetur se kë shikon si finalistë, Tozaj tha emrat e Rozanës, Laertit, Gertës dhe Gjestit. Sipas tij, nëse do ishin 5 banorë që do të shkonin në finalen e madhe, mund të jetë Danja ose Loredana.

“Eglin nuk e fus, është në garë për të shkuar në shtëpi jo në finale. I ka dhënë toksicitet asaj shtëpie”, tha ai.

Ndërkohë fitues të këtij edicioni të katërt të “Big Brother VIP 4”, Tozaj shikon Rozanën.

Pjesë nga intervista:

Po Gjestin si e sheh?

E pranoj të jetë në vend të dytë, por jo në vend të parë, sepse nuk më përfaqëson. “Big Brother VIP” duhet të përfaqësojë një shembull. Rozanën e zgjedh fituese për lidhjen miqësore, por që më pëlqen dhe Laerti, të dy.

Kush po bën lojën më të mirë aktualisht dhe kush jo?

E kuptoj Gjestin që e kanë lënë nervat, shoh Gertën dhe Eglin që kanë çeduar. Loredana ka nisur sprintin. Më ka zhgënjyer Danja. Egli më është dukur arrogante, kam parë një skenë skandaloze me Lorin. Një marrëdhënie e pashëndetshme dhe e shëmtuar. Nga ajo vajza që rihyri të rikthejë dinjitetin, po e ul akoma më shumë. Më vjen keq që përfundoi kështu.

Nëse do të ishin pesë finalistë, cilin do të shihje ti?

Për emrin e pestë jam mes Danjës ose Lorit. Unë i kam thënë katër finalistët, Rozana, Laerti, Gerta, Gjesti. Eglin nuk e fus, është në garë për të shkuar në shtëpi jo në finale. I ka dhënë toksicitet asaj shtëpie.

Kush e meriton fitoren?

Në lojë Rozana i ka dhënë 360 gradë asaj shtëpie. Ka hyrë ‘all in’, o do ta fitojë o s’ka.