Reperja e famshme, Nicki Minaj, ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni për zvogëlimin e gjoksit. Ajo publikoi një video selfie në “Instagram” ku shfaqi dekoltenë e saj.

Klipi në fjalë tregon artisten e “Super Freaky Girl” duke pozuar para kamerës me dy bluza me prerje të ulët, teksa jep tekstin e bashkëpunimit të saj të fundit muzikor me Ice Spice.

“Kush ka gjoks të ri?”, ka zgjedhur reperja të shkruajë bashkëngjitur me videon.

Ka kaluar më shumë se një vit, pasi u nominua për Grammy, që Minaj shprehu dëshirën për të zvogëluar madhësinë e gjoksit. Në maj të vitit 2022 ajo tha në një live në “Instagram”:

“Nuk do të gënjej, dikush më tha të heq gjoksin, si një femër në industri. Dhe unë isha sikur, ‘Jo, jo, jo ende, jo akoma.’ Dhe po, ajo kishte të drejtë. Duhet të kisha nxituar dhe t’i hiqja ato”.

Ndërkohë kujtojmë se Minaj nuk është e vetmja muzikante femër që ka folur për procedurat estetike muajt e fundit. Rrëfimi i saj për “gjoksin e ri” vjen pasi Doja Cat zbuloi në mars se ajo iu nënshtrua një zvogëlimi të gjoksit dhe liposuksionit.