Çifti i dashur për publikun, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, kanë qenë të ftuar në emisionin “Top Arena”, ku kanë zbuluar sekretin që e ka mbajtur kaq të fortë martesën e tyre.
Por jo vetëm kaq, pasi Françeska Rustemi i pyeti ata se edhe ‘kush shpenzon më shumë shumë para?’ dhe Mihrije i habiti të gjithë kur tha emrin e Naimit.
Ndërsa në lidhje me dhuratën më të shtrenjtë, këngëtarja tha se bashkëshorti i ka bërë një makinë të re. Më pas këngëtari tha se Mihrije e kishte suprizuar me rastin e një ditëlindje.
Pjesë nga intervista:
Françeska: Kush shpenzon më shumë para?
Mihrije: Naimi. Është interesant se të gjithë mendojnë se unë shpenzoj shumë, por nuk është e vërtetë. E vërteta është se Naimi shpenzon më shumë se unë.
Françeska: Po për surpriza, kush mbahet më romantiku?
Naimi: Mihrije
Françeska: Cila është surpriza më e veçantë që ke bërë?
Mihrije: Kur ka qenë dita e të dashuruarve më ka blerë një makinë me metrazh zero, zero dhe ka qenë një surprizë me vlerën më të madhe që ka bërë Naimi për mua.
Naim: Mihrije më ka bërë shumë supriza, por nuk do të tregoj cilin vit timin. E ka përgatitur një ditëlindjen time me muaj dhe unë se kam marrë vesh.
Mihrije: Për herë të parë në jetën time, Naimin e kam lënë pa fjalë.
Françeska: Kush fiton më shumë të ardhura?
Mihrije: Fitojmë si baraz
Naimi: Unë jam organizatori dhe jemi barabar.
Françeska: Nëse do hynit bashkë në “Big Brother VIP”, kush do dilte fitues?
Mihrije: Unë
Françeska: Sinqeriteti vlerësohet gjithmonë.



