Konkurrentja e “She’s On Top”, Emila Sulejmani, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur më shumë rreth eksperiencës së saj në program, por edhe duke ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale.
Duke folur për rrugëtimin e saj në “She’s On Top”, Emila tha se ‘është një eksperiencë e mrekullueshme’ dhe shtoi ‘se çdo vajze që i jepet mundësia duhet t’a provojë’. Sipas saj, është sakrificë e madhe dhe është impenjim.
“Nuk po them lodhje, por duhet të jesh shumë e fortë për ta përballuar, sepse je në konkurs me shumë vajza dhe duhet të bësh më të mirën tënde që të dalësh ti në sipërfaqe dhe të tregosh se pse duhet të jesh ti “On Top” dhe jo të tjerat. Unë kam bërë audicionin dhe pastaj jam pranuar, kur na kanë informuar për kontratat dhe xhirimet. Në fillim unë kam qenë pjesë e një angazhimi tjetër dhe ka qenë momenti i fundit që kam shkuar e kam bërë kontratën në “She’s On Top”. Kam qenë pjesë e Miss Universe, nisa aty provat dhe e lashë vetëm për të qenë pjesë e “She’s On Top”. Kam menduar se “She’s On Top” mund të më japë mundësi më të mira, ka qenë diçka që unë e kam dashur gjithmonë dhe kam menduar se si eksperiencë ia vlen pak më shumë se Miss-i”, tha Emila.



