Ai është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Është fjala për Stresin, i cili së fundmi ka filluar që të jetë mjaft aktiv me projekte të reja muzikore.

Por reperi herë pas here është komentuar edhe për jetën e tij private. Historia e tij e dashurisë me Keisin ka pasur gjithmonë një interes të madh për publikun, por duket se tani kjo romancë ka mbetur në të shkuarën.

Stresi ka zbuluar se tani ka nisur një romancë të re. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në “Instagram”, ai iu përgjigj një ndjekësi, i cili e pyet se përse nuk e shohim më në prani të vajzave.

“Jam duke u njohur me dikë dhe normal jam i foksuar tek dikush tjetër”, është përgjigja e reperit të njohur.

I ftuar në ‘Lancio’ para pak kohësh ishte reperi i njohur Stresi. Gjatë muajve të fundit, emri i artistit ka qenë një kryefjalë në media pas eksperiencës dhe shpalljes si fitues i ‘Big Brother VIP Kosova’ dhe ribashkimit të tij pas më shumë se një dekade armiqësi me Noizy-n. Për të gjitha këto dhe detaje të tjera rreth jetës së tij private, Stresi jep një intervistë ekskluzive për TAR.

Projekti më i fundit muzikor i Stresit është ‘Cocaina’, një këngë që i dedikohet dashurisë dhe numëron mbi 500 mijë klikime në platformën YouTube në 4 ditë nga publikimi.