Dy këngëtarët e njohur, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj, kanë tërhequr sërish vëmendjen gjatë një performance të përbashkët, pas një momenti të veçantë që ndodhi në skenë.
Teksa dy artistët ndodheshin përballë publikut, Ledri iu drejtua Xhensilës me fjalët “Të dua”. Momenti është filmuar nga të pranishmit dhe videoja është shpërndarë më pas në rrjetet sociale.
Xhensila e priti deklaratën e reperit me një buzëqeshje, ndërsa reagimi i saj dhe fjalët e Ledrit kanë mjaftuar për të nxitur edhe më shumë komentet e ndjekësve.
Ky moment vjen në një kohë kur dy artistët janë bërë shpesh pjesë e diskutimeve në rrjet, duke shtuar aludimet se mes tyre mund të ketë një lidhje romantike.
Megjithatë, as Ledri dhe as Xhensila nuk kanë konfirmuar publikisht një romancë mes tyre, duke lënë hapësirë për spekulime rreth marrëdhënies së tyre.



