Në emisionin “Live me Luizin”, moderatorja Alketa Vejsiu foli për humbjen e babait, ku nuk munguan lotët. Ajo kujton mes emocionesh të forta momentet e fundit me të atin.
“U ndjeva jetime, se sado që rritemi kur prindërit ikin… (qan) Është një pjesë e jona që ikën bashkë me ta dhe është një vdekje emocionale që sado që ti hedh ujë është një gropë nga ku nuk del më lule aty.
Lulet rreth kujtimeve të tij duhet t’i vadisësh dhe të kujtosh gjithçka të bukur që duhet të jetojë përmes teje. Nuk e dua shumë televizionin e lotëve, por këtu është e pamundur të mos jesh njerëzor, neve ndjejmë.
Kur lotët vijnë, na bëjnë të jemi reflektimi më i mirë i atyre që shohim nga ekrani, sepse ne ndjejmë, jemi njerëz që ndjejmë dhe të gjithë kalojmë vuajtje njerëzore.
Te statusi i lamtumirës thashë se gjëja më e bukur që mua më takon është të vazhdoj jetën me vlerat dhe ëndrrat e tij, sepse unë quhem Alketa Bardhyl Vejsiu dhe jam vajza e tij, jam shumë krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë.
Sa pa i ikur ende fuqia para se të ikte më tha: Sikur kjo të ishte dita e fundit që jetoj, jam shumë i lumtur që ti ishe vajza ime dhe nuk më solle kurrë asnjë dhimbje”, tha Alketa.


