Episodi i fundit i dokumentarit “Harry & Meghan” në “Netflix” ka zbuluar momentin kur Princ Harry i tregoi bashkëshortes së tij mesazhin që i nisi i vëllai, Princ William, pas intervistës së tyre të bujshme me Oprah Winfrey.
Pamjet janë kapur pas bisedës me ‘të vërtetat bomba” të tyre në mars të vitit të kaluar. Aty shihet Harry duke i treguar Meghan Markle telefonin e tij dhe ajo më pas thotë: “Uau, H sapo mori një mesazh nga vëllai i tij”.
Ndërkohë më herët në episod, Harry akuzon Pallatin Mbretëror për ‘ndriçim institucional’ dhe e krahason përvojën e tij dhe të Meghan me atë të nënës së tij, Princeshës Diana.
Episodi në fjalë u hap me një video selfie, në të cilën Duka i Sussex thotë: “Ne jemi në fluturimin e lirisë”, ndërsa ata fluturojnë nga Kanadaja në Los Angeles në mars të vitit 2020, pasi u ndanë nga familja mbretërore.
“Daily Mail” shkruan se tre episodet e reja vijnë pas publikimeve fillestare të javës së kaluar, të cilat u fokusuan kryesisht në jetën personale të Harry-t dhe Meghan dhe ankesat e tyre për mediat.
Ndërkohë pas pretendimeve për racizëm të bëra në intervistën e tyre me Oprah, Pallati Mbretëror lëshoi një deklaratë në emër të Mbretëreshës, e cila tha se “disa kujtime mund të ndryshojnë”, por këmbënguli se ata do ngelnin anëtarë shumë të dashur të familjes.
Duke u rikthyer te dokumentari, Meghan shihet duke folur në telefon me mikun e tyre Tyler Perry, dhe në ato momente Harry i tregon asaj telefonin e tij pasi lexon një mesazh nga vëllai.
Meghan thotë: “Çfarë po shikoj? Uau. H sapo mori një mesazh nga vëllai i tij”.
Pasi Meghan përfundon telefonatën me Perry-n, Harry vendos krahët mbi kokë dhe thotë: “Do të doja të dija çfarë të bëja”, përpara se gruaja e tij të shkojë dhe ta përqafojë.
Por jo vetëm kaq, pasi në episod jepet edhe momenti kur William u pyet nga gazetarët nëse ai kishte folur me vëllain e tij pas intervistës së Oprah, dhe ai tha: “Unë nuk kam folur ende me të, por do të flas”.
William gjithashtu këmbënguli: “Ne nuk jemi një familje raciste”.