E ftuar në “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”. Ajo ka folur për jetën e saj pas përfundimit të reality show-t dhe ka sqaruar disa thashetheme që janë bërë virale së fundmi.
Pjesë nga intervista:
Elona: Jozi festoi ditëlindjen, si ishte kjo puna e ftesës?
Loredana: Unë them ‘si më qepen mua këto situata o Zot i madh’. Se kur pashë atë ditë story-t thashë ‘a jemi në rregull a jo?’. Mua ftesa më ka ardhur nga Jozi. Ajo biseda që ka bërë G-Bani nuk ka lidhje fare, as nuk më kaloi ndërmend ajo gjë. Ftesa më erdhi nga Jozi, e vlerësova si ftesë.
Elona: Jozi është në një lidhje?
Loredana: Mesa di unë jo.
Elona: Dhe të fton ty në ditëlindje?
Loredana: Për mua nuk ka sens të shkosh te ditëlindja e ish-ave. Nuk jemi brazilianë apo latinë që t’i bëjmë këto gjëra.
Elona: Pra të ftoi në ditëlindje dhe ti nuk shkove?
Loredana: Jo
Elona: E urove?
Loredana: Me shkrim po, me mendje thashë gjëra të tjera. Tani kur shikoj disa video, e kam dhe xhan deri diku.
Salsano: Po të shkonte, do ishin rilidhur prapë.
Loredana: Jo.
Salsano: E ka këtë frikë.
Elona: Mua më duket se nuk janë ndarë asnjëherë nga njëri-tjetri. Unë mendoj se Loredana dhe Jozi do jenë bashkë.
Salsano: Unë mendoj që edhe kur të martohen do jenë dashnor me njëri-tjetrin, edhe kështu virtualë.




