Pak ditë më parë bëri bujë në rrjet një deklaratë e influencuesit portugez, Ricardo Martins Pereira. Ky i fundit ka bërë disa ditë pushime në Shqipëri, mes Tiranës dhe Durrësit.

Në postimet e tij në rrjetet sociale, Ricardo ka shkruar shumë për Shqipërinë, por vëmendjen e mori një postim ku ai thoshte ‘se nuk kishte parë asnjë vajzë të bukur’.

Mëngjesin e kësaj të enjte ai ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” ku përveçse foli për të gjitha përshtypjet që i kishte lënë vendi jonë, gazetari sqaroi edhe deklaratën e tij.

Ricardo u shpreh se ishte një shaka dhe se këtë nuk e kishte shkruar aty ku mund t’a shikonin të gjithë, por në një kanal privat.

“Ishte një shaka. Nuk e publikova në platformat e mia. Ishte një kanal privat i cili shërben si një alter-ego e imja. Aty bëj gjithmonë shaka apo ngacmime me ndjekësit e mi, sepse aty nuk mund të përgjigjen. Unë kam qenë i martuar me një personalitet të njohur televiziv në Portugali, por jam ndarë. Dhe jam ‘single’ që nga viti 2020 dhe njerëzit më pyesin gjithmonë se kur do të zë një të dashur”, tha ai.

I pyetur se si e ka pritur reagimin e shqiptarëve pas këtyre komenteve, Ricardo u përgjigj:

“Isha i surprizuar. Nuk e dija se do t’i shihnit ato komente në Shqipëri. Kisha shkruar shumë gjëra të mira për Shqipërinë por askush nuk kishte shkruar për këtë. Të gjithë u morën vetëm me këtë shaka. Kam marrë shumë mesazhe nga vajzat shqiptare, jo dhe aq të bukura”.

Po tani çfarë mendimi ka për vajzat shqiptare?

Vajzat janë shumë inteligjente, dhe jo vetëm vajzat por edhe djemtë. Shqiptarët janë shumë interesantë, janë shumë të sjellshëm. Kjo është e rëndësishme. Nuk po them që nuk ka vajza të bukura në Shqipëri, por mbase po shikoja në drejtimin e gabuar.