Këngëtari i njohur, Armir Shahini, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin. Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” ka ndarë më shumë detaje rreth rrugëtimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Gjithashtu ka komentuar edhe raportin që ai ka tani me ish-banorët si dhe për projektet e tij muzikore.
Pjesë nga intervista:
Njerëzit mendojnë se pas daljes nga “Big Brother” fama nuk zgjat shumë, ‘flaka’ jote po zgjat?
Flaka ime është ndezur që kur hyra natën e parë dhe po vazhdon bubulak. Në ndryshim nga banorët e tjerë, duke qenë se jam pjesë e ‘West Side Family’, kontentin unë e kam gati dhe pasurohet nga dita në ditë me këngë të reja, kështu që flaka vazhdon.
Po punoni me diçka të re tani?
Tani punët janë vetëm konkrete. Kërkesa është e madhe për koncerte, për evente, që të jem i pranishëm nëpër organizime, plus edhe këngë të reja. Kështu që jemi mirë.
Çfarë planesh ka për verën?
Planet janë këngë të reja, këngë që do i bëjmë vetëm, këngë që do i bëjmë në bashkëpunim. Bashkëpunime me këngëtarë të Kosovës dhe të Shqipërisë, evente dhe koncerte…
Do bëje këngë të re për krevatin? Që t’a titullosh ‘Krevati’, do ishte interesante se ti ke dhe histori me krevatin
Nuk besoj. Dysheku po, por krevati jo.



