Sonila Velja, një grimiere shqiptare e cila ka korrur sukses në Itali, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka zbuluar punën me disa nga personazhet e famshëm si Belen Rodriguez, Monica Bellucci apo Elettra Lamborghini.

Gjatë intervistës ajo ka treguar një ndodhi të çuditshme që i ka ndodhur me Elettra Lamborghini, mbesa e themeluesit të Lamborghinit…

“Ajo kërkonte që ta grimoja në krevat teksa po flinte gjumë. E shtrirë. Më thërritën, më thanë dhoma 217, Elettra ka kërkuar grimin. I rashë derës dhe ma hapën menaxherët dhe po e shikoja, kjo ishte shtrirë në krevat. Dhe unë po rrija aty. I thashë që më keni kërkuar të bëj grimin. Po, më thanë, ja ku e ke. Por ajo po flen, i thashë. Ajo nuk çohet, më thanë, duhet ta lyesh ndërkohë që po flen gjumë. Por nuk ka mundësi, se njeriu duhet të hapi sytë, të shikojë lart, të shikojë poshtë, do bëja diçka të thjeshtë. Ajo nuk çohet, tha, duhet ta lyesh ashtu. Ishte një pozicion i parehatshëm, i pamenduar. Dhe ashtu e lyva”, tha ajo.

E pyetur se ‘si ishte rezultati në fund?’, grimierja shqiptare u përgjigj:

“Shumë i thjeshtë, sepse nuk mund të bëja as një penel, as një laps. Edhe rimeli me sy mbyllur. Është e pamenduar që mund të dalë diçka perfektë”.