Grimierja e njohur, Sonila Velja, ka qenë sot e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar detaje nga karriera e saj në Itali me personazhe të njohur të ekranit.

Ajo ka treguar një rast me Belen Rodriguez, e cila ka refuzuar që të bëjë make-up me produkte të thjeshta dhe të lira. Si pasojë, Sonila ka përdorur produktet e saj të shtrenjta.

Pjesë nga intervista:

Ty të duhen brande prestigjioze për t’i grimuar, prandaj ka patur krizë make-up?

Po. Unë isha në një program me Lorella Cuccarini, një shoqe e mirë, isha pas në backstage, kur kurova gjithë javën në këtë prgoram dhe Belen Rodriguez refuzoi të grimohej.

Pse?

Sepse Rai 1 kishte vendosur produkte shumë të thjeshta që nuk kishin vlerë fare.

E Belen Rodrigues refuzoi? Me çfarë u grimua?

Me produktet e mia. Ajo tha ‘të lutem mos më vendos në fytyrë këto produkte se unë i urrej’ dhe doli nga dhoma. Unë shkoj te Lorella Cuccarini dhe i them se si mund të sillem me Belen se nuk do që t’a grimoj. Më pyeti për arsyen dhe i thashë. Ajo më tha ‘nëse ti ke diçka në valixhe mund t’ia bësh, se e dimë se si është ajo’.