Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Gjatë kësaj interviste, ai ka folur për njohjen me bashkëshorten, jetën e tij si baba si dhe për dasmën që ka bërë pak ditë më parë.
I pyetur se si është njohur me bashkëshorten, nëse ka qenë dashuri me shikim të parë, Andi u shpreh që ‘ka qenë dashuri me dëgjim të parë’.
Ai tregon se partnerja e tij, Enki, ka punuar në një kompani telefonike dhe merrnin në telefon për oferta. Një ditë i ka rënë telefoni dhe kur e ka hapur ka dëgjuar një zë shumë tërheqës që e ka goditur.
Andi shton se teksa ajo fliste për punën, ai nga ana tjetër e ngacmonte. Teksa emrin ia ka thënë që në fillim, ai ka dashur që të dijë dhe mbiemrin që t’a gjente më pas në rrjetet sociale.
“Jam Enki, i kam flokët e kuqe, po më gjete dot do ta pranoj ftesën, po nuk më gjete kënaqësi që folëm”, i është përgjigjur ajo, tregon Shehi.
“Nuk ka qenë dashuri me shikim të parë, ka qenë dashuri me dëgjim të parë. Enki ka pas punuar në një kompani telefonike dhe këto merrnin në telefon për oferta. Unë në atë kohë punoja në një kompani të mikut tim dhe po mbyllja llogaritë dhe më bie një numër në telefon. E hap dhe sa flet Enki, e kishte zërin shumë tërheqës, më goditi. Ajo fliste për punën e vet, unë nga krahu tjetër e ngacmoja. Emrin ma tha që në fillim, por doja t’i kuptoja mbiemrin që ta gjeja në rrjete sociale që ta vazhdoja bisedën më tutje. Atëherë Enki i ka pasur flokët e kuqe, dhe më tha: “Jam Enki, i kam flokët e kuqe, po më gjete dot do ta pranoj ftesën, po nuk më gjete kënaqësi që folëm” dhe ma mbylli. Atëherë sa kishte nisur pandemia që nuk dilnin njerëzit nga shtëpia dhe unë takohem me disa shokë tek shtëpia e njërit prej tyre. I them çunave hajde futemi të gjithë në internet, të gjejmë atë me flokë të kuqe. U futa tek faqja zyrtare e kompanisë dhe e gjeta aty. Kështu ka nisur. Pavarësisht se ndodhi kjo, ne jemi takuar pas disa kohësh. Ka qenë një lokal lagjeje në Tiranë dhe kur ka qenë Enki shtatzënë, ne kemi shkuar edhe njëherë për nostalgji aty, që po rikujtonim që aty jemi parë. Enki atëherë ishte me familjen dhe unë shkova vetëm për ta parë”, tregon ish-konkurrenti i “Për’puthen”.




