Princi Harry e dërgoi familjen e tij në shtëpinë madhështore të nënës së ndjerë, Princeshë Diana, në Mbretërinë e Bashkuar, ku vendosën edhe lule në varrin e saj.

Mediat britanike shkruajnë se, pasi nuk mundi të qëndronte në Pallatin Buckinghan, Dukesha e Susexx u zbuloi 4.7 milionë ndjekësve të saj në “Instagram” se familja qëndroi si mysafirë te daja i Harry-t, Earl Spencer, në Althorp.

Në një fotografi të shkrepur nga Meghan, Lilibet shihet duke ecur nëpër rrugën e famshme të pemëve të pronës Northamptonshire, afër ishullit privat në një liqen ku është varrosur Diana.

Përpara saj janë Harry dhe Archie, të tre duke mbajtur buqeta të mëdha me lule për t’i vendosur në varrin e Princeshës Diana dhe në memorialin aty pranë.

Burimet kanë konfirmuar për “Daily Mail” se fotot e Meghan janë bërë në Althorp.

Ndërkohë një tjetër foto tregon Meghan në një shezlong me Earl Spencer dhe gruan e tij të re, Dr Cat Jarman, pranë saj. Dukesha e Sussex po përkëdhel qenin e saj, Mamma Mia, i cili duket se ka udhëtuar në Europë me familjen.

Nga ana tjetër “People” shkruan:

“Udhëtimi u dha Archie-t dhe Lilibet-it mundësinë të kalonin kohë në një vend kaq të lidhur ngushtë me gjyshen e tyre të ndjerë, e cila vdiq në një aksident me makinë në Paris, në vitin 1997 kur Harry ishte 12 vjeç”.

Ndërkohë seti fotografik i titulluar “Pushime veror”, konfirmon gjithashtu se Meghan dhe Harry kaluan kohë në Portugali para udhëtimit kaotik të Harry-t në Britani.

Imazhet tregojnë plazhe të pastra, duke u argëtuar në një pishinë dhe duke ngrënë në një restorant peshku vendas.

Meghan gjithashtu ndau një imazh peizazhi që duket se tregon Loch Glascarnoch në Highlands, duke sugjeruar që familja mund të ketë vizituar fshehurazi edhe Skocinë.

Por nuk ka fotografi të ribashkimit të tyre me Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla në Highgrove dy javë më parë.