Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë VIP-at shqiptarë dhe jo vetëm, kanë uruar Festën e Flamurit duke ndarë postime të ndryshme në rrjetet e tyre sociale. Ata janë shprehur më shumë se kurrë krenar për rrënjët e tyre.
Mirëpo në këtë mes moderatorja e njohur, Dojna Mema, ka dy fjalë ndryshe. Më shumë se një urim, moderatorja iu është drejtuar ndjekësve të saj duke u shprehur se nuk është mirë me qenë shqiptar, kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë.
View this post on Instagram
Krahas një imazhi me disa rreshta të Faik Konicës, Dojna shkruan:
“Sot është dita kur zgjohet një lloj katergorie “patriotësh” patatinash që e bëjnë qesharak patriotizmin në vetvete.
Fjalët e Konices janë shkruar në 1900-en , kështuqë kursejeni “O sa mirë me ken shqiptar” e lloj-lloj teprimesh të tilla sepse nuk është mirë ‘me ken shqiptar’ kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë.”
Shqipëria sot feston 110– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Ndër “VIP-at” që kanë publikuar në llogaritë e tyre sociale për 28 nëntorin deri më tani janë: Getinjo, Sabiani, Julian Deda, Fjodora Fjora, Kiara Tito, Rudina Dembacaj, Iva Tiço, Turjan Hysko, Endri Çekiçi e të tjerë.