Ndarja nga jeta e influenceres Paila Maquez është mbuluar me mister. 30-vjeçarja u gjet pa jetë në apartamentin e saj në San Luis Potosi, Meksikë nga një anëtar i familjes. Ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje, por fatkeqësisht kishte humbur jetën.

Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit konfirmoi se vdekja po hetohet si një vetëvrasje. Marquez kishte më shumë se 2 milionë ndjekës në platforma të ndryshme të mediave sociale.

Videoja e saj e fundit në TikTok shkaktoi shqetësim tek ndjekësit e saj për shkak të asaj që ajo rrëfeu për gjendjen e saj psikologjike. Lajmi për vdekjen e influencueses meksikane ka shkaktuar trishtim në botën e mediave sociale. Ngjarja e rëndë, la pas shumë pyetje pa përgjigje, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.