Raporti që Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri kanë krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” ka pasur shumë ulje e ngritje. Teksa ka shumë të qeshua, batuta dhe momente që këndojnë bashkë, ka edhe momenti tensioni mes tyre.

Darka e mbrëmshme është shoqërua me diskutime të forta pikërisht mes Luizit e Maestros. Këngëtari tha se ai nuk ndjen konkurrencë me disa prej banorëve, pasi i konsideron ata të dobët.

Ai i tha Maestros, se po tregohet “lepur” që merret me konkurrentët e dobët. Nëse ai vërtetë dëshiron të bëjë lojë, të merret me lojtarët e fortë.

Luizi i tha atij të merren me njëri-tjetrin dhe jo me banorët që nuk ndejnë konkurrencë në këtë “garë”.

Këngëtari shtoi gjithashtu se ka dëshirë që të gjithë banorët të nominojnë atë, Armaldon dhe Oltën që të dalin përballë njëri-tjetrit në televotim.

Luizi shtoi se interesi i tij është që të heq dy lojtarë të fortë nga gara, më pas të heqë dy të tjerë dhe në finale të shkojë vetëm.