Oksana Ovsepyan është një modele ruse, e cila thuhet se ka mbetur me fytyrën ‘si tullumbace’ pasi kanë dështuar ndërhyrjet estetike që ka bërë. Mediat e huaja tani e konsiderojnë si ‘fytyrë Hallouini’.
33-vjeçarja ka treguar së fundmi pasojat katastrofike të kirurgjisë së saj me disa postime në profilin e “Instagram”-it, duke u ankuar për “sabotimin e bukurisë së saj”.
Në këto postime duken shenjat e mbetura nën sytë dhe në fytyrën e saj të dëmtuar nga procedura.
Ajo postonte gjithashtu një foto të syve dhe vetullave, duke sharë e zemëruar kirurgen e paemëruar që i kishte kthyer fytyrën në “një tullumbace”.
“Unë i besova profesionistes fytyrën time por ajo ma bëri lëmsh. E kam fytyrën si një tullumbace. Duhet të shkoja të vizitoja prindërit por si të shkoj të më shikojnë në këtë gjendje?”, ka thënë 33-vjeçarja.
Modelja, e cila thotë se është dhe vetë ‘kozmetologe’ tregon se tashmë është penduar që lejoi një tjetër të bënte ndërhyrjen, pasi sipas saj ‘më mirë do ta kishte bërë vetë’.
“Të paktën sytë duhet t’i kisha bërë vetë, tani shikoj veten time dhe qaj, një vetull më lart, një më poshtë. Edhe sytë më duken shtrembër, ndihem e tmerrshme”.
Oksana spekulon më tej se katastrofa nga koszmetologia mund të ketë qenë e qëllimshme pasi “ajo ishte xheloze për pamjen e saj të bukur”.
“Kjo profesioniste që bëri vetullat e mia kishte pranuar se më kishte inat, dhe unë nuk fjeta gjithë natën dhe qaja. Si është e mundur kjo, ne jemi dhe kolege?”, ka thënë modelja e njohur.