Fabrizio Corona ka tronditur botën e showbiz-it italian me një deklaratë të bërë së fundmi. Ai ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga misteret më të mëdha që ka rrethuar familjen e njohur, Rodriguez.
Në episodin e fundit të “Falsissimo”, Corona ka hedhur një pretendim të rëndë: Belen Rodriguez dhe Ignazio Moser, partneri i motrës së saj Cecilia, kanë pasur një marrëdhënie intime.
Corona ka treguar se nuk bëhet fjalë thjesht për një flirt apo për një episod të parëndësishëm, pasi ai pretendon se Belen dhe Ignazio kanë shkuar bashkë, ndërsa Cecilia nuk kishte qenë në dijeni të asaj që kishte ndodhur.
Është pikërisht ky pretendim që e ka bërë historinë edhe më tronditëse, duke rikthyer në vëmendje krisjen e madhe që dikur ndau dy motrat Rodriguez.
Fabrizio pretendon se historia daton në periudhën e pandemisë, kur Belen e ka telefonuar dhe i ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private.
Sipas rrëfimit të tij, mes showgirl-it dhe Ignazio Moser kishte ndodhur diçka që shpjegon edhe shumë prej pikëpyetjeve që kanë shoqëruar marrëdhënien mes Belen dhe Cecilia ndër vite.
Megjithatë, nuk ekziston asnjë konfirmim i pavarur për këtë histori. As Belen dhe as Ignazio nuk e kanë konfirmuar pretendimin e Corona-s, ndaj bëhet fjalë vetëm për versionin e tij.
Pas deklaratave të Corona-s, një tjetër detaj i së kaluarës së Belen ka marrë një tjetër kuptim.
Në vitin 2025, gjatë intervistës në “Belve”, ajo kishte pranuar se gjatë krizës me Cecilia-n kishte bërë një “marrëzi”. Ajo nuk dha asnjëherë detaje se çfarë kishte ndodhur, duke lënë gjithçka të mbështjellë me mister.
Sot, pas pretendimeve të Corona-s, rrjetet sociale kanë nisur të lidhin pikërisht atë “marrëzi” me Ignazio Moser.
Përpara dhe pas publikimit të “Falsissimo”, përplasja mes Belen dhe Corona-s u bë gjithnjë e më e ashpër.
Bukuroshja me origjinë argjentinase kishte tentuar të kontaktonte me ish-partnerin e saj përpara transmetimit dhe, sipas komunikimeve të publikuara nga vetë Corona, kishte paralajmëruar për pasoja ligjore.



