Olta Gixhari është në nominim së bashku me Dea Mishel dhe Tea Trifonin, e njëra nga banoret do të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP2” gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme.

Gjatë një bisede mbrëmë me Luiz Ejllin, aktorja e njohur i tha atij se nëse del këtë të shtunë, fitues do të jetë Armaldo Kllogjeri.

Këngëtarit nuk i bëri përshtypje kjo që i tha Olta dhe ia ktheu: “Veç dil”. Më pas e pyeti nëse mendon se do jetë fituese po nuk doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Fituese jam unë, po s’dola sot”, iu përgjigj Olta.