Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.

Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatorja Jonida Aliçkolli ka intervistuar finalistin Miri. Nga kush është ndjerë ai i tradhtuar?

Nga Selin dhe Rogerti.

Kur u kthye Rogerti po e prisja me shumë gëzim, do ta uroja, e mendoja që do kthehej, e mendoja finalist. Momenti si erdhi vrullshëm, nuk e kuptoja një herë. Ka qenë shumë befasues, nuk e kuptova ç’pati. Mënyra si erdhi, e quajta pabesi.

Ka qenë strategji për lojën, ne jemi bërë bashkë për interesat e lojës, për të krijuar frontin, kemi bashkuar forcat tona. Nga unë ishte edhe miqësi. Rrugëtimin duhet ta bësh patjetër me aleanca. Ne ndjehemi mirë, jemi miq të mirë, bëjmë strategji loje me njëri-tjetrin, diskutojmë për mekanizmat e lojës, nuk kam pasur frikë të përballem me të, por për strategji loje kam qëndruar në krah me Rogertin, por edhe kam përballuar shumë sulme nga ai, ai ka përfituar nga unë, unë nga ai. Prandaj e kam quajtur front se jemi bashkuar bashkë kundër një kundërshtari.