Një modele e faqeve për të rritur, Luna Benna, ka treguar se burrat paguajnë mijëra paund për t’a takuar atë dhe ajo vendos për çdo gjë, se kur mund të hanë, kur mund të flenë e madje dhe kur mund të dalin nga shtëpia.
27-vjeçarja zgjohet me qindra kërkesa të çuditshme dhe të bukura nga fansat e saj besnikë meshkuj.
“Daily Star” shkruan se një fans ka paguar 7 mijë paund që modelja të kontrollonte çdo pjesë të rutinës së tij të përditshme – deri në detajet më të vogla.
“Ai nuk donte të merrte vendime për veten e tij”, ka treguar Luna, e cila krenohet me 1.5 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”.
“Fillimisht ai ofroi rreth 7 mijë paund për muajin dhe tha se do t’a rriste nëse unë do të merrja kontrollin e plotë dhe do të qëndroja konsistente me të çdo ditë. Kur mora kërkesën për herë të parë, sinqerisht mendova se ishte shaka”, ka vijuar Luna.
Pavarësisht se në fillim ishte skeptike, krijuesja e përmbajtjes nga Çikago, e cila tani jeton në Florida, filloi t’a shijonte vërtet detyrën.
27-vjeçarja ka pasur mjaft kërkesa të tjera të çuditshme, por kjo ka rënë më shumë në sy pasi ajo beson se erdhi nga një fans që donte të fitonte disiplinë.
“Sa më shumë e shpjegonte, aq më shumë e kuptoja sa serioz ishte. Ishte sikur ai vërtet donte disiplinë dhe i pëlqente ideja për t’ia dhënë atë kontroll dikujt që i besonte. E bëra pak dhe ai e mori shumë seriozisht. Nëse kishte ndonjë gjë, më duhej t’i kujtoja që të mos e tepronte”, zbuloi modelja.
Luna kontrollonte orën kur zgjohej, planifikonte vaktet e tij – deri në kalori – kur mund të përdorte telefonin dhe madje edhe orarin e stërvitjes.
Por jo vetëm kaq, pasi ai i kërkoi që t’i caktonte detyra të përditshme, të cilat ai do t’i raportonte me prova fotografike për të treguar se i kishte përfunduar.
“Zgjohesha në orën 6.30 të mëngjesit dhe i dërgoja një ‘mirëmëngjes’. Në orën 7 kishte stërvitjen dhe unë zgjidhja se çfarë do të bënte atë ditë. Konsumonte një mëngjes specifik që e zgjidhja unë. Pushime të planifikuara që i miratoja unë. rutinë mbrëmjeje, duke përfshirë atë që hante dhe kur shkonte në shtrat”, zbulon 27-vjeçarja.






