Prej disa kohësh nuk janë të pakta rastet ku yjet e muzikës sulmohen nga të pranishëm gjatë koncerteve të tyre. E së fundmi një gjë e tillë i ka ndodhur edhe reperes së famshme, Cardi B.
Kjo e fundit është përballur me një incident të papritur gjatë koncertit të saj të fundit, ku teksa po performonte hitin e saj “Bodak Yellow”, një vajzë ka hedhur pijen drejt saj duke e lagur reperen në fytyrë.
Mirëpo, i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Cardi B, e cila shumë e acaruar hodhi mikrofonin drejt saj, duke shkaktuar një situatë aspak të këndshme.
View this post on Instagram
Ndërkohë kujtojmë se një natë më parë, Cardi po performonte në “Drai’s Beach Club” kur ajo u acarua pasi DJ dyshohej se ia kishte ndërprerë këngët shumë herët.
Në një klip të shpërndarë në rrjetet sociale, reperja e famshme shihet duke bërtitur emrin e saj përpara se të kthehej dhe të hidhte mikrofonin në drejtim të DJ-it, sikur të ishte duke hedhur një top futbolli, përpara se të dilte nga skena.