Gjatë gjithë jetës së saj një 25-vjeçare është bullizuar për format e saj trupore, por në fund ishte ajo që qeshi me ata që e kishin ofenduar pasi arriti që të bëhej një modele e suksesshme.

Është rasti i Bianca Krigovsky, e cila gjithashtu tani është një influencuese dhe jep mesazhe të rëndësishme për të gjitha gratë.

E teksa shumë supozojnë se ky ka qenë gjithmonë plani i saj i karrierës, në fakt e gjithë kjo ka ndodhur rastësisht.

“Daily Star” shkruan se e reja ishte në plazh në Brisbane, Australi, kur u zbulua nga Karina Irby.

Influencuesja, e cila ka më shumë se 1 milion ndjekës në “Instagram” dhe zotëron firmën “Moana Bikini”, i kërkoi Bianca-s që të modelonte për të. 25-vjeçarja e pranoi ofertën, e cila më pas i ndryshoi jetën e saj përgjithmonë.

“Mendova se ishte një shaka, sepse nuk e kisha menduar kurrë më parë një gjë të tillë. Nuk kisha postuar asnjëherë foto me bikini, besoja se nuk ishte kurrë një mundësi për mua”, ka thënë Krigovsky për “Daily Star”.

25-vjeçarja ka shtuar se Karina e futi menjëherë në fushatën e saj të bikinit, e më pas kishte disa agjenci modelesh që e kontaktuan atë.

Gjithashtu e reja përdori “Instagram”-in për të postuar fotot e saj me bikini dhe me kalimin e kohës ndjekësit u shtuan shumë. Pjesa që më shumë i pëlqen në rrjetet sociale, është fakti se ajo ndihmon edhe vajzat e tjera që të mos kenë turp nga trupi i tyre, nga pamja e tyre e jashtme.

“Ishte shumë e bukur të lexoje komentet e njerëzve që thonin se po i ndihmoja që të pranonin trupin e tyre, lëkurën e tyre, çdo gjë të tyre”, tha 25-vjeçarja.

E reja ka shtuar se që e vogël nuk e ka parë askush dhe se e ofendonin me fjalë të ndryshme.

“Duke u rritur, sidomos në moshën 10-vjeçare, më thonin se nuk isha elegante dhe që nuk mund të vishja disa rroba. Gjithmonë më thonin se jam e shkurtër dhe e shëndoshë. Madje më quanin derr, por tani unë qesh me ta”, ka thënë modelja e kolme.