Aktori i i famshëm i Hollywood-it, Richard Gere, ka festuar 77 vjetorin e lindjes, në një atmosferë familjare, krah bashkëshortes së tij, Alejandra Silva, dhe djalit të tyre.

Gere festoi ditëlindjen të hënën, më 31 gusht. Një ditë më vonë, Silva ndau në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi nga festa familjare, duke i shoqëruar me një dedikim të veçantë për bashkëshortin.

“Nuk do të zgjidhja askënd tjetër për të kaluar jetën time. Gëzuar ditëlindjen, të dua, të duam”, shkroi ajo në postimin e saj.

Në fotografitë e publikuara, Richard Gere dhe Alejandra Silva shfaqen të veshur me kapele feste dhe duke u përqafuar. Në një prej momenteve, djali i tyre afrohet drejt çiftit, ndërsa në një tjetër bashkohet me përqafimin familjar. Aktori shfaqet duke buzëqeshur para kamerës.

Silva publikoi gjithashtu një fotografi ku pozon e ulur në një stol, së bashku me dy qentë e familjes.

Urimit publik iu përgjigj edhe Richard Gere, i cili e ripostoi mesazhin e bashkëshortes së tij në “Instastory”, duke shtuar një afishe me fjalët: “Të dua”.

Richard Gere dhe Alejandra Silva janë prej vitesh bashkë dhe kanë krijuar një familje të madhe. Çifti ka dy djem, ndërsa aktori ka edhe një djalë tjetër nga martesa e tij e dytë me Carey Lowell. Silva gjithashtu ka një djalë nga martesa e saj e mëparshme.

Gere dhe Silva e kanë mbajtur përgjithësisht jetën e tyre familjare larg vëmendjes së mediave, ndërsa herë pas here ndajnë me ndjekësit momente nga jeta e tyre së bashku.