Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Juela Nikolli, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur për muzikën, showbiz-in dhe projektet e saj më të reja.

E pyetur në lidhje me BBV, Juela u shpreh se e ka mbyllur atë kapitull dhe se dëshiron që të përflitet vetëm për muzikën që bën.

“E kam mbyllur Big-un. Nuk dua të hedh kunja, nuk dua të përflitem. Dua të përflitem vetëm për muzikë”, tha ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë e pyetur ‘a vazhdon miqësia e saj me Rogertin?’, Juela u përgjigj se dëgjohen ndonjëherë. Gjithashtu përmendi edhe disa emra të tjerë të ish-banorëve që ajo mban ende raport.

“Po, dëgjohemi ndonjëherë, është euforik, jam e lumtur për suksesin e tij, për këngën me Don Phenom. Kam raport me të tjerë Stine, Miri, Armiri, Alessio, Edisa. Miri mirë i zënë me koncerte. I uroj sukses atij dhe të gjithëve, nuk është rrugëtim i lehtë, por të gjithë ne do përfitojmë nga BBV”, u shpreh këngëtarja.