Prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë lajme se miqësia mes dy këngëtarëve të njohur, Butrint Imeri dhe Don Xhoni, është krisur. Fansat e tyre nisë duke aluduar se ata nuk flisnin më me njëri-tjetrin, pasi Don Xhoni nuk mor pjesë në festën që Butrinti organizoi me rastin e ditëlindjes.

Një tjetër veprim i reperëve që ngriti dyshimet për krisjen e miqësisë së tyre ishte dhe heqja nga lista e ndjekësve në rrjetin social “Instagram”.

Mirëpo së fundmi, dyshja kanë performuar në të njëjtin klub nate në Pejë, ku me këtë rast kanë treguar para publikut se ata nuk janë zënë asnjëherë dhe se miqësia e tyre vazhdon të jetë ende e fortë.

Ishte vetë Don Xhoni i cili ka thërritur Butrintin në skenë, teksa kanë qëndruar të përqafuar për pak çaste, ku reperi shprehej se zënka mes tyre ishte një ‘lojë’, teksa thekson gjithashtu se ‘vetëm vdekja i ndan’.

“Me Butrintin nuk jemi prishur kurrë, ne vetëm vdekja na ndan. Askush nuk mund të na ndalë”- dëgjohet të thotë Don Xhoni në videon e publikuar në “Instastory”-n e tij, ku ka etiketuar dhe emrin e Butrintit.