Këngëtarja e famshme me origjine shqiptare, Dua Lipa, ka marrë lejen për të filluar rinovimin e shtëpisë së saj në Londër. Ky lajm vjen pas një beteje gati 2-vjeçare me autoritetet angleze.
Në vitin 2017 ajo ishte vetëm 22 vjeçe dhe bleu pronën me vlerë 7.8 milionë euro. Por pas paraqitjes së planeve të propozimit në dhjetor 2021 për të ndërtuar një pishinë, dhomë me avull, dush, dhomë zhveshjeje, zonë relaksi, kinema, zonë pritjeje në studio dhe holl, ajo hasi në probleme me konservatorët.
Sipas mediave të huaja, tani ajo është e vendosur më në fund që të nisë ndërtimin, megjithëse atyre u është thënë se duhet të mos shkaktojnë zhurmë.
“Planet e Duas për shtëpinë e saj janë epike dhe pas katër vitesh ajo më në fund ka filluar të kërkojë ndërtues për të filluar punën në studion e saj muzikore, pishinën, palestrën, kinemanë dhe zonën e qetësimit”, tha një burim i “The Sun”.
“Ajo duhet t’u përmbahet disa marrëveshjeve mjaft strikte për shkak të kundërshtimeve të shumta ndaj planeve të saj për humbjen e hapësirës së gjelbër”, përfunduan ata.