Armaldo dhe Luizi janë përfshirë nga debate të forta ditët e fundit, edhe pse më parë janë shfaqur si dy miq të mirë.
Teksa Maestro duket se është pozicionuar krah Oltës, Luizi është ndjerë i tradhtuar dhe nuk i ka pëlqyer fare kjo gjë.
“Unë jam munduar të shkatërroj Oltën. I kam thënë këtij mos i bjer me shkelm atyre që kemi bërë kur ky e përqafoi sepse ajo kishte nevojë për afeksion. I kam thënë meqë e bëre nuk kemi më punë bashkë. I kërkova falje.”- tha ai sot gjatë spektaklit.
Nga ana tjetër, Armaldo ju kundërpërgjigj duke i thënë se nuk bën asgjë për lojë, ndryshe nga Luizi.
“Unë këtu jam vetëm për veten time, Nuk rri me dikë për lojë, nuk bëj asgjë për lojë, as nuk përqafoj njeri për lojë. Nuk i kam thënë këtij që jam me të.”- tha Armaldo.