Modelja e famshme, Adriana Lima, ka një ‘sekret’ për flokët e saj të gjatë dhe të shndritshëm. Ajo i shton shampos dhe maskës së flokëve një produkt ushqimor, i cili gjendet kollaj në frigoriferin tuaj.

Lima, e cila pa dyshim konsiderohet si një nga gratë më të bukura, i kushton vëmendje të madhe ushqyerjes, stërvitjes, por edhe kujdesit të flokëve dhe lëkurës.

Së fundmi, Adriana ka zbuluar një truk shumë të thjeshtë se si të mirëmbajë flokë të shëndetshëm dhe të dendur. Nuk bëhet fjalë për preparate dhe trajtime të shtrenjta, por për një artikull ushqimor. Ajo tregoi se si ia shton shampos dhe maskës së flokëve avokado të shtypur.

“Unë gjithmonë vendos pak avokado të shtypur në një maskë flokësh ose shampo dhe ju garantoj që flokët tuaj do të jenë më të shndritshëm se kurrë. Nuk po bëj shaka! Avokado nuk ka erë të fortë, kështu që flokët tuaj nuk do të kenë erë të çuditshme”, ka thënë modelja e famshme.

Avokado është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer nëse keni zbokth. Kombinimi i avokados dhe vajit të arganit, i cili hidraton skalpin e kokës, është veçanërisht efektiv. Falë përbërjes së tij, avokado është efektive në rikthimin e flokëve të dëmtuar.

Gjithashtu mund të ketë një efekt pozitiv në rritjen e flokëve dhe të zvogëlojë rënien e tyre. Ky frut magjik është i pasur me vitamina dhe minerale – vitaminë K, vitaminë C, vitamina të grupit B (B1, B2, B3, B5, B6 dhe B12 më së shumti), vitaminë E, kalium, magnez, bakër, hekur, zink, fosfor, vitamina A.