Një grua vendosi që të injoronte të gjithë ata që e ‘urrenin’ kur krijoi markën e saj të bikinit.
Karina Irby-n e cilësuan si ‘kërkuese e vëmendjes’ kur nisi të shiste rrobat e banjës, por në fund ishte ajo që qeshi me të gjithë që e kishin kritikuar.
Influencuesja australiane që në atë kohë ka fituar 1.5 milionë paund nga kompania, e cila quhet “Moana Bikini”.
Duke folur për rrugëtimin e saj në profilin e “Instagram”-it, 33-vjeçarja është shprehur:
“Fakt argëtues – 12 vite më parë, kur i thashë partnerit tim në atë kohë se doja të hapja një kompani me rroba banje… A e dini se çfarë më tha? ‘Ju vishni vetëm bikini të vogla për vëmendje’”.
Këtë koment negativ të ish-partnerit dhe jo vetëm, Karina vendosi që t’i kthente në motivim dhe të ecte vetëm përpara me projektin e saj.
“Më duheshin edhe këto komente. Ishin ato që ndezën zjarrin brenda meje dhe me dërguan drejt suksesit. Ju tregova të gjithë atyre që kishin dyshime se çdo gjë është e mundur. E tani ja ku jam, në Hawaii, duke realizuar koleksionin e 27. Keni njerëz që ju urrejnë? Përdorni ato si lëndë djegëse”, ka thënë e reja.