Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e spektaklit dhe fansat e konkurseve të bukurisë, pasi modelja dhe mbretëresha e bukurisë Mayara Cristina de Lima Filme ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, vetëm pak ditë para se të merrte pjesë në një konkurs të rëndësishëm.
Ajo u gjet pa ndjenja në banesën e saj dhe pavarësisht përpjekjeve të ekipet e urgjencës mjekësore që tentuan për më shumë se një orë ta rikthenin në jetë, nuk arritën ta shpëtonin. Sipas raportimeve, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një atak kardiak, ndërkohë që nuk kishte histori të njohur problemesh shëndetësore.
Maiara ishte një figurë e njohur në industrinë e bukurisë dhe vitin e kaluar kishte fituar një titull të rëndësishëm në një konkurs lokal, ndërsa ishte shpallur edhe nënkampione në një tjetër event të rëndësishëm. Ajo po përgatitej intensivisht për një garë që pritej të zhvillohej në fund të muajit, për të cilën kishte përgatitur çdo detaj.
Organizatorët e konkursit dhe miqtë e saj kanë reaguar me mesazhe prekëse, duke e përshkruar si një vajzë të përkushtuar, plot energji dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen.



