Ylli i muzikës pop, Kylie Minogue, ka zbuluar se në fillim të vitit 2021 iu rikthye kanceri për herë të dytë, pas diagnozës dhe trajtimit të suksesshëm për kancerin e gjirit në vitin 2005, kur ishte 36 vjeçe.
57-vjeçarja diskutoi diagnozën e panjoftuar më parë në një dokumentar të ri të Netflix-it të titulluar “Kylie”, i cili do të jetë i disponueshëm nga sot.
“Diagnoza ime e dytë me kancer ishte në fillim të vitit 2021. Arrita ta mbaja për vete… Jo si herën e parë. Fatmirësisht, ia dola mbanë. Përsëri. Dhe gjithçka është mirë. Kush e di çfarë më pret, por muzika pop më ushqen… pasioni im për muzikën është më i madh se kurrë”, ka treguar këngëtarja e famshme.
Minogue tha se pas trajtimit të saj, ajo pati vështirësi “të gjente kohën e duhur” për t’a njoftuar atë publikisht, përfshirë edhe pas suksesit të madh të këngës së saj fituese të çmimit Grammy në vitin 2023, “Padam Padam”.
“Nuk ndihem e detyruar t’ia tregoj botës, dhe në fakt në atë kohë thjesht nuk munda sepse isha thjesht një person i shëmtuar. Në një moment nuk doja të largohesha përsëri nga shtëpia. Padam Padam më hapi kaq shumë dyer, por brenda meje e dija se kanceri nuk ishte thjesht një moment i papritur në jetën time. Dhe me të vërtetë doja të tregoja çfarë kishte ndodhur, në mënyrë që ta lija pas dore. Ulesha në intervista dhe në çdo rast mendoja, ‘tani është koha’, por e mbaja për vete”, zbulon 57-vjeçarja.
Ajo tha se kënga e saj e vitit 2023 “Story”, nga albumi i saj “Tension”, i referohet asaj periudhe të jetës së saj, me tekste të tilla si “Kisha një sekret që e mbaja për vete… Kthe një faqe tjetër, zemër, dal në skenë”.
“Kisha nevojë të kisha diçka që të shënonte atë kohë”, tha ajo.



