Ermiona Lekbello është përjashtuar ditën e sotme nga “Big Brother VIP”. Një zarf i zi mbërriti këtë mëngjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku shkruhej se këngëtarja ka ushtruar dhunë verbale ‘në mënyrë të përsëritur’, ndaj është marrë vendimi për skualifikimin e saj menjëherë.

Si pasojë televotimi i javës së ardhshëm është anuluar. Kujtojmë se në nominim ishin Nita Latifi, Armaldo Kllogjeri dhe vetë Ermiona.

“Banorë! Vëllai i Madh iu ka dhënë mbrëmë ultimatumin e fundit për mosrespektimin e rregullave thelbësore të formatit që nuk lejojnë të cenohet integriteti i askujt.

Dhuna verbale e përdorur mbrëmë në formë të përsëritur nga Ermiona, përbën një shkelje të rëndë të rregullave. Për këtë arsye Vëllai i Madh ju komunikon se Ermiona lë menjëherë shtëpinë dhe është e skualifikuar nga loja.

Si rrjedhojë edhe televotimi i javës së ardhshme anulohet”, shkruhej në zarfin e zi.