Edhe pse mori mjaft kritika dhe komente negative për pjesëmarrjen e saj në “Eurovision”, Ronela Hajati duket se është e gatshme që ta përfaqësojë sërish Shqipërinë në eventin e rëndësishëm muzikor.

Të paktën kështu është shprehur këngëtarja e njohur përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, teksa ka ndarë disa fotografi nga koncerti i fundit që ka mbajtur në Londër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

“Eurovizioni ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, ndonjëherë mendoj se duhet ta bëj përsëri”, shkruan këngëtarja.

Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit e shumtë disa momente teksa performon në skenë ndërsa në disa video të tjera shihet teksa bën fotografi dhe jep autografe për fansat e saj.

Kujtojmë se performanca e Hajatit në skenën e madhe të “Eurovision” mori kritika të shumta, e shkak u bë edhe veshja e saj ekstravagante.

Por kishte edhe nga ata që i dilnin në mbrojtje, e madje komentuan veshjen e përfaqësueses së Spanjës, Chanel, e cila edhe ajo pati një veshje mjaft të ‘guximshme’ dhe provokuese.

Chanel përfaqësoi Spanjën me këngën latine ‘slowmo’, ndërsa ajo u shfaq në skenë me një veshje provokuese, të ngjashme me atë të Ronelës, dhe në këtë rast organizatorët e festivalit muzikor nuk reaguan, ashtu siç bënë për këngëtaren shqiptare.