Të ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, kanë qenë Selin Bollati dhe Dj Gimbo, në daljen e tyre të parë televizive si çift, që pas daljes nga “Big Brother VIP 5”. Ata kanë folur më shumë për projektin më në zë të momentit “DJ Remix”, planet e tyre të ardhshme në marrëdhënie por dhe për hapat e karrierës…

Pjesë nga intervista:

Cilat janë planet tuaja të karrierës pas daljes nga “Big Brother VIP 5”?

Selin: Kam qenë shumë e qartë për potencialin që ka BBV. Kur dola nuk kam qenë shumë aktive, mora pak kohë për veten. Më thonin që “ky është momenti yt, shfrytëzoje” dhe m’u bë si makth. Unë po e jetoj dhe po e shijoj në mënyrën time. Më mirë të bësh shumë gjëra në heshtje, se sa pak gjëra me shumë zhurmë. Unë jam tek kjo e para. Jo detyrimisht duhet të funksionosh për njerëzit. Mora kohë për veten, kam shijuar pushimet. Mbarimi i BBV përkoi dhe në periudhë pushimesh verore. Në këto pushime po punoj për sezonin e ri për të sjellë gjëra të bukura. Por shumë shpejt do e tregoj sepse nuk është ky momenti për ta ndarë. Unë jam duke punuar.

Gimbo: Si format, nëse secili ka një profesion të vetin, mundet t’ia shohë hajrin nëse di t’ia shohë hajrin. Mos menaxhimi i mirë mundet që mos të sjellë suksesin që ti mendon. Kush del nga aty ka një boost, ka dashurinë e publikut. Unë jam munduar ta menaxhoj sa më mirë. Duhet të jem më i fokusar tek projektet, sepse është një audiencë që të sheh më shumë.