Këngëtarja e njohur, Juela Nikolli, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Në këtë intervistë, ajo ka folur për muzikën, për showbiz-in dhe projektet e saj më të reja.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatori i njohur e pyeti edhe në lidhje me ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, me të cilët ajo pati një rrugëtim të gjatë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në momentin që Ronaldo e pyeti në lidhje me fituesen e këtij edicioni të pestë të reality show-t, Selin Bollati, Juela u përgjigj:

“Nuk e kam parë shumë, nuk e kam ndjekur, mendoj që një strategji e mirë do të ishte të mos jepej shumë direkt. Nuk më ngjall emocione pozitive, as negative, është indiferente, ia kam thënë se e shoh si një moderatore e zonja”.

Ndërsa e pyetur nëse ‘Selin e ka merituar ajo finalen?’, ish-banorja u përgjigj:

“Asaj lojën ia ka bërë familja, por ajo ka qenë shumë aktive dhe lojën e saj e ka bërë brenda shtëpisë, për mua nuk e ka merituar. Rogerti, Miri e kanë merituar, kemi bërë dhe lojën bashkë”.