Portieri i Udinezes, Maduka Okoye, ka përfunduar në qendër të mediave rozë ndërkombëtare pas shfaqjes së tij në krah të reperes së famshme amerikane, Cardi B, gjatë një sfilate mode në Paris.
Të dy u fotografuan të ulur pranë njëri-tjetrit në rreshtin e parë të aktivitetit. Si Okoye dhe Cardi B shfaqen të buzëqeshur dhe afërsia mes tyre ndezi menjëherë spekulimet për një lidhje të mundshme romantike.
Por jo vetëm kaq, pasi pak orë më vonë, portieri dhe reperja u panë sërish së bashku në tarracën e një restoranti në kryeqytetin francez.
Zërat për një flirt të mundshëm u publikuan fillimisht nga “Page Six”, rubrika e njohur e spektaklit dhe “gossip”-it e “New York Post”. Megjithatë, deri më tani, as portieri i Udinezes dhe as ylli amerikan i muzikës nuk kanë konfirmuar se mes tyre ekziston një lidhje.



