Një 38-vjeçar nga Karolina e Veriut, në Shtetet e Bashkuara, i cili pretendon se ka penisin më të vogël në botë, ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve me qëllim financimin e një ndërhyrjeje kirurgjikale për zmadhimin e tij. Michael Phillips thotë se organi i tij gjenital është rreth 0.97 centimetra i gjatë në ereksion të plotë dhe se kjo gjendje i shkakton probleme serioze në jetën e përditshme, veçanërisht gjatë urinimit.

“Në përditshmëri kjo ka qenë burim frustrimi dhe turpi, sidomos kur udhëtoj, gjë që më pëlqen ta bëj. Ka ndikuar edhe në vetëbesimin dhe pavarësinë time”, shkruan ai në fushatën e publikuar në platformën GoFundMe. Phillips shpjegon se ka kursyer sa ka mundur për të përballuar koston e operacionit dhe injeksioneve, por se ka ende nevojë për mbështetje financiare.

“Kjo nuk do ta shërojë gjendjen time, por do të më lejojë të jetoj me më shumë dinjitet dhe pavarësi”, shprehet ai. Deri të premten në mëngjes, fushata kishte mbledhur mbi 9.500 dollarë, ndërsa objektivi i saj është 22 mijë dollarë. Historia e tij u bë virale në fund të muajit shkurt, pasi Phillips deklaroi për TMZ se sfidonte këdo në botë të provonte se kishte një penis më të vogël se ai.